Një ditë pasi për rreth 3 orë qeveria mbajti konferencën ku paraqiti arritjet e reformës në administratën publike, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se sa e thjeshtë është sot për qytetarët për të marrë shërbimet. Si shembull shefi i ekzekutivit ka sjellë pikërisht lehtësimin e procedurave për personat me aftësi të kufizuar.
Edi Rama:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto 75 sekonda që tregojnë për orët e gjata, paratë e shumta dhe stërmundimin e pamatë që u kursehet qytetarëve më në nevojë përmes thjeshtimit e minimizimit të procedurave administrative në ofrimin e shërbimeve, ju uroj një ditë të mbarë ?