Të shumëpërfolurit e Hollywood çifti Jolie-Pit janë parë duke bërë shopping në një nga rrugët më të populluara të Londrës, 'Portobello', duke u përballur me turmën e së shtunës, vetem për të kënaqur fëmijet e tyre. Kjo edhe një herë vë në dukje se Pitt dhe Jolie janë prindër shembullorë.
Ata po i kontrollonin mjaft mirë fëmijët e tyre, Maddox 14 vjeç, Pax 12 vjeç, Zahara 11 vjeç , Shiloh 9 vjeç dhe Viviene , por jo binjakun e saj 7 vjeçar Knox të cilin nuk e kishin marrë me vete në kryeqytetin britanik. Në vend të tij ata kishin marrë 2 shokë të fëmijeve të tyre për të kaluar fundjavën në Londër.
Dhe si çdo familje tjetër që ka adoleshentë , jo të gjithë ishin të lumtur nga kjo shëtitje pasi Zahara dukej pak e ngrysur ndërkohë që ecte në mes të dy prindërve të saj me asnjërin në veçanti.
Shiloh, një ndër 3 femijët biologjik te çiftit, që mbante një bllok shënimesh në dore nuk i ndahej të atit, ndërsa Angeline mbante Maddox dhe Viviene, së bashku me një shokun e tyre.