INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Personazhet e famshëm shqiptarë që e mposhtën koronavirusin

Personazhet e famshëm shqiptarë që e mposhtën koronavirusin

Publikuar më: 17:24 01-07-2020


Prej 4 muajsh tashmë pandemia e koronavirusit ka mbërthyer edhe vendin tonë. Teksa çdo ditë shëndohen raste të reja, të infektuar kanë qenë edhe personazhe të njohur të ekranit. Ata kanë arritur t’ja dalin duke e mposhtur virusin dhe disa prej tyre “revistawho.com” jua sjell më poshtë:

Flor Binaj, aktori i “Portokallisë” deklaroi se ishte infektuar pak ditë më parë, por nuk kishte patur simptoma. Së fundmi ai postoi një status në Instagram ku njoftonte se ishte shëruar pasi kishte dalë negative në testin e fundit. “Më në fund Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruante Binaj.

Së fundmi njoftoi se është shëruar edhe menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti. Ai falenderoi të shoqen për kujdesin dhe gjithë njerëzit që i ka pranë. “Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet”, shkruante Sahiti.

Ish-banori i “Big Brother”, Petrit Bylykbashi përmes një postimi në rrjete sociale bëri me dije se ka rezultuar për herë të dytë negativ në testin e bërë pasi u infektua me koronavirus javë më pare. Ish-banori deklaroi se do të dhurojë plazmën për ata që janë në gjendje të rëndë.

Futbollisti Valdrin Mustafa është një nga ata personazhe që ia ka dalë të mposhtë koronavirusin. Valdrini deklaroi se në testin e rradhës ka dalë negative dhe falenderoi të gjithë miqtë për mesazhet që i dhanë forcë dhe shpresë.

Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe gruaja e tij u prekën nga koronavirusi javë më parë, por arritën ta mposhtnin atë. Këngëtari deklaroi se ata kanë dalë negativ në testet e rradhës.

Një tjetër këngëtar i infektuar, Jetmir Hyseni, arriti t’ia dalë në betejën kundër koronavirusit. Këngëtari me anë të një deklarate në rrjete sociale bëri të ditur që ishte shëruar nga koronavirusi pasi testet që kishte bërë kishin rezultuar negative. Si rrjedhojë ai ishte liruar nga spitali dhe tani gjendet në shtëpi. Jetmiri tha se nuk ishte dicka e lehtë për ta kaluar dhe se kishte goditur rëndë shëndetin e tij këto javë.

Article Logic
Execution time: 0.002169132232666