U desh vetëm një “provokim” i vogël që Luana Vjollca të tregonte publikisht se cfarë mendimi ka për veten. Kur aktori dhe regjizori amerikan Eric Tabach, u cili po fiton famë si YouTuber falë komunikimit në Instagram me personazhe të njohur nga çdo shtet i botës komunikoi me të, moderatorja nuk u tregua aspak “modeste”.
Ai i ka shkruar Luanës në mënyrë provokuese duke i thënë se nëse “mund të prodhojmë diçka bashkë?”. Ndërkohë, Luana Vjollca i ka kthyer duke i shkruar “Si?”
Ajo çfarë ka rënë më shumë në sy është kopertina që Eric ka vendosur tek videoja e tij në YouTube dhe është biseda me Luanën, ku ajo është përgjigjur duke thënë se “Jam Kylie Jenner shqiptare”.
Se çfarë u tha më tej, këtë duhet të presim vazhdimin e bisedës për ta mësuar, sepse Tabach ka treguar vetëm pjesën ë parë të saj, ndërsa pritet episodi i radhës.