Ashtu siç na ka treguar me postimet e saj në Instagram, së fundmi Beatrix Ramosaj duket të ketë qenë tejet e lumtur për shkak se shoqja e saj Elena Lika kishte ditëlindjen dhe i pamë gocat të festonin.
Por jo vetëm Elena, një person tejet i afërt me Beatrixin i cili nuk jeton më ka patur ditëlindjen dhe Beatrix e ka kujtuar babain e saj duket i kushtuar një urim publik.
Në një seri fotosh të postuara në Instastory ylli i showbizz-it ka ndarë disa foto nga fëmijëria e saj dhe vëllait të saj Albanit ku dyshja shihen përkrah prindërve të tyre para disa vitesh.
“Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im i ëmbël në parajsë. Babush po më mungon çdo ditë dhe më shumë. Do të dua përgjithmonë!”, shkruan Beatrix në postimin e saj./intv.al/