INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Personi i parë me të cilin ju ka prezantuar partneri tregon shumë për marrëdhënien tuaj

Personi i parë me të cilin ju ka prezantuar partneri tregon shumë për marrëdhënien tuaj

Publikuar më: 13:29 19-10-2019

Fillimi i çdo lidhjeje është natyrshëm emocionues. Megjithatë, është moment i veçantë kur partneri juaj ju prezanton me personat e tij të afërt. Përveç që brenda vetes do të shpresoni që do t’i pëlqeni, pikërisht ata njerëz do t’ju ndihmojnë që partnerin apo partneren tuaj ta njihni tërësisht në një mënyrë tjetër.

Mirëpo, a keni pyetur ndonjëherë veten përse ju ka prezantuar së pari me prindërit, kolegët e punës apo mbase me mikun më të mirë?

Personi që ka zgjedhur zbulon shumë për të.

Kolegët e punës

Një gjë është e sigurt – karriera luan rol të rëndësishëm në jetën e tij dhe mos u çuditni nëse kolegët e punës i janë bërë miq të afërt. Ekziston edhe një opsion i cili nuk është edhe aq i shkëlqyeshëm. Është e mundshme që në lidhjet e mëparshme ka dështuar, prandaj ka vendosur që më parë t’ju prezantojë me kolegët, në vend të njerëzve që i ka të afërm.

Miqtë

Rrethi i afërm i miqve e njohin më së miri dhe mendimet e tyre ai i respekton shumë. Megjithatë, kjo njohje me siguri do të jetë “më e padhembshme”, sepse gjithmonë mund të bisedoni mbi momentet të cilat ju dhe ai, por edhe miqtë e tij, i kanë përjetuar me të.

Familja

Edhe pse nuk ndodh shpesh që disa njerëz partnerët e tyre të rinj t’i prezantojnë së pari me anëtarët e familjes, kjo ka anën e vet pozitive. Familja e konsideron të rëndësishme dhe ky me siguri është personi i cili kërkon “dashuri të përhershme”. Natyrisht, kini kujdes vetëm që familja të mos ketë fjalën kryesore në lidhjen tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375