INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Personi që keni “CRUSH” nuk po kap sinjalet tuaja të pëlqimit? Provoni këto 5 truke!

Personi që keni “CRUSH” nuk po kap sinjalet tuaja të pëlqimit? Provoni këto 5 truke!

Publikuar më: 21:38 22-07-2018

Personi që pëlqeni nuk po “I kap” sinjalet tuaja? 

Çdonjërit prej nesh na ka ndodhur që personi që pëlqejmë të mos i përgjigjet sinjaleve tona ose më keq mos t’i vejë re fare. Sidoqoftë në perpjekjet që mund të bëjmë për t’i rënë në sy dikujt nuk duam të dukemi të ekzagjeruara por që të mos dukemi keq më poshtë keni pesë këshilla:

1)Kush tha që flirtimet si në kohërat e vjetra nuk bëjnë për ditët e sotme?

Midis një shoqërie që eshte plot me rrjete sociale si Tinder, Facebook, Instagram etj pse nuk shkojmë pak vintage. Ka një arsye pse gjyshërit tane kanë pasur lidhje kaq afatgjata. Si thoni për pak “eye contact”, buzëqeshje të lehte, biseda për gjera të përbashkta që mund të keni? S’do ishte keq si fillim.

2) Jeni të sigurtë se disa nga sinjalet që po dergoni nuk po keqkuptohen?

Ndoshta ju nuk po e kuptoni, por disa përpjekje që po bëni për ti treguar interes, personi tjetër mund ta keqkuptojë. Si psh, jeni ulur diku dhe ai më në fund po bisedon për planet e tij dhe ju ndërkohë po shkruani në celularin tuaj, ndoshta ju e bëtë padashje këtë veprim, por personi mund ta marrë si mungesë interesi nga ju.

3)Dedikoi kohë personit që pëlqeni

Ndoshta jeni munduar të flirtoni sa më shumë, por nuk po shkon asgjëkundi. Si thoni ta ftoni për të dalë në kinema për filmin që mezi po priste të dilte? Do dukej një gjë shume CUTE dhe do kalonit mirë të dy.

4)Keni menduar për shqisën e prekjes?

Ndoshta fakti qe i bëni komplimente apo e bëni për të qeshur nuk eshtë mjaftueshëm, sipas intv.al. Si thoni për prekje te vogla? Nqs i prekni dorën apo kyçet ose edhe pjesën e supeve ndoshta do të bënte një diferencë tek personi tjetër.

5)Nqs të gjitha taktikat e mësiperme nuk funksionojnë pse nuk i flisni?

E mira është që të flisni perballë nqs rrjetet sociale s’po ju vijnë në ndihmë. Në momentin që e keni perballë personin tjetër mund të shikoni mimikën e fytyrës, gjuhën e trupit përveçse fjalëve dhe emojive./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162