INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Personi që nuk më pëlqen është Tea Trifoni'- pas deklaratës së Luizit, ja si përgjigjet ish-konkurentja e 'Për'puthen'

'Personi që nuk më pëlqen është Tea Trifoni'- pas deklaratës së Luizit, ja si përgjigjet ish-konkurentja e 'Për'puthen'

Publikuar më: 14:31 03-05-2023

Pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e "BBVIP", teksa banorët brenda shtëpisë, 4 finalistët, pjesë më të madhe të kohës janë duke e kaluar me sfidat dhe lojërat që po i jep produksioni, ndërsa janë stepur pak nga stratagjitë dhe "dramat' në këto orë të mbetura (me të drejtë). Një nga sfidat që ato kanë pasur së fundmi, më saktësisht mbrëmjen e djeshme, ka qenë përgjigja e disa pyetjeve mjaft interesante që kanë ardhur nga "Vëllai i Madh", me Luizin që sërish ta tërhequr vëmendjen gjatë kësaj loje, duke dhënë emrin e Tea Trifonit, pas pyetjes "Cilin person nuk e pëlqeni".

Edhe pse është sqaruar nga banorët e tjerë se mund të zgjedhë edhe persona që nuk kanë lidhje me "BBVIP", sërish Luizi këmbënguli se "nuk e pëlqen Tean", duke e përsëritur disa herë, ndërsa finalistët e tjerë, si Dea për shembull zgjodhën të thonë emrin e Hitler-it, të cilin sigurisht nuk e pëlqen gjithë bota.

E ndërkohë që videoja e Luizit që thotë emrin e Teas është bërë virale, ish-konkurentja e "Për'puthen" ka reaguar në Instagram-in e saj, duke ndarë pikërisht këtë moment të lojës dhe duke shkruar bashkangjitur:

"Më duaj ose më urrej, të dyja janë në favorin tim...Nëse më do, do të jem gjithmonë në zemrën tënde. Nëse më urren, do të jem gjithmonë në mendjen tënde".

Pra Tea është e lumtur që do të jetë gjithmonë në mendjen e Luizit, duke qenë se ky i fundit nuk e pëlqen krahasur me gjithë njerëzit e botës. Qasje pozitive, bravo Tea!

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877