INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Personi që vrau Arkanin e tmerrshëm mund të ekstradohet në Serbi

Personi që vrau Arkanin e tmerrshëm mund të ekstradohet në Serbi

Publikuar më: 17:33 13-11-2018

Dobrosav Gavriç po kalon ditët e tij prapa hekurave në Afrikën e Jugut, një rrugë e gjatë nga atdheu i tij, duke pritur një vendim përfundimtar nëse do të ekstradohet në Serbi për të vuajtur dënimin me burg për vrasjen e udhëheqësit më famëkeq paramilitar të luftërave të viteve 1990- Zeljko Raznatoviç , i njohur si Arkani dhe i konsideruar si një nga kriminelët më të tmerrshëm të Ballkanit. Gavriç u dënua për vrasjen e Arkanit të tmerrshëm në vitin 2000 në Beograd, por iku në Afrikën e Jugut për të shmangur vuajtjen e dënimit. Ai tani po përballet me ekstradimin pasi Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut vendosi në fund të shtatorit se ai mund të kthehej në Serbi, ndërsa ai ka argumentuar se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse kthehet.

vrau_arkanin.jpg

Ai u ndalua në Afrikën e Jugut në vitin 2011 pas një incidenti ku mbeti i plagosur.  Graviç është i vetmi person që ka mbetur gjallë, ndërkohë që katër serbë të tjerë të cilët u dënuan për përfshirjen në vrasjen e Arkanit të cilët u zhvendosën në Afrikën e Jugut për të ndjekur aktivitetet e tyre kriminale janë vrarë. Tre janë qëlluar në Afrikë, një tjetër në Beograd. Disa nga viktimat kishin ikur nga Serbia për të mos shkuar në burg, por vendi në të cilin ata shpresonin se do mund t’i iknin ligjit, u bë vendi ku gjetën vdekjen. Vetëm Gavriç mbijetoi, por burgu serb duket se e pret atë. Gavriç u dënua nga gjykata serbe në vitin 2006 me 35 vjet burg për vrasjen e Arkanit, komandant i Gardës Vullnetare Serbe, e ashtuquajtura “Tigrat”, më 15 janar, 2000 në hotelin Beograd “Intercontinental”.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158