”Jo photoshop këtu!”
Britney Spears në këto foto të reja paraqet trupin e saj në bikini ndërsa po pushon në Hawai, pasi u akuzua nga fansat se kishte përdorur fotoshop në foton e postuar së fundi. Princesha e pop-it mbante veshur një palë rroba banjo në ngjyrë gurkali teksa ndodhej në një resort tropikal të dielën.
Ndërsa u akuzua javën e kaluar se kishte zvogëluar belin me fotoshop në foton ku shfaqej duke bërë banjo dielli në pishinën e shtëpisë, këtë herë 34 vjeçarja duket se e ka përmbajtur veten nga çdo lloj tjetërsimi përmes “prekjeve” në kompjuter. Bukuroshja bionde është fotografuar nga të dyja anët, para dhe mbrapa si dhe në krahë për ta bërë faktike se nuk ka përdorur asnjë grimë fotoshop . Ajo shfaqet e buzëqeshur teksa mban duart pas kokës dhe me flokët e lidhura në mënyrë të çrregullt.
Nëna e dy fëmijëve, ka përdorur si diçiturë për këto foto, imazhet e një palë bikini, një palme dhe një simboli për kohën e mirë.