INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përtoni të lani dhëmbët? Ja rreziqet që sjell moslarja e tyre

Përtoni të lani dhëmbët? Ja rreziqet që sjell moslarja e tyre

Publikuar më: 21:24 30-01-2017

Zgjoheni në mëngjes, jeni vonë, apo s’ju ka dalë akoma gjumi dhe dilni nga shtëpia pa larë dhëmbët. Para se të flini, jeni aq përgjumësh saqë as nuk e merrni mundimin të lani dhëmbët.

Sipas dentistëve, moslarja e dhëmbëve mund të çojë në disa probleme shëndetësore, duke filluar nga prishja e dhëmbëve dhe gjakderdhja e mishrave, deri tek zhvillimi i sëmundjeve koronare të zemrës.

Ja cilat janë disa nga pasojat nga moslarja e dhëmbëve:

Erë e keqe e gojës: Nëse nuk i lani dhëmbët dhe gjuhën rregullisht, mbetjet ushqimore në gojë do të çojnë në formimin e pllakës bakteriale dhe prishjen e dhëmbëve shkruan gazeta Shendeti. Bakteret e rritura në gojë do të shkaktojnë gjithashtu erë të keqe të saj.

Sëmundje koronare e zemrës: Toksinat dhe bakteret e gojës mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut duke bllokuar arteriet e për pasojë mund të sjellë bllokim dhe atak në zemër.

Gjakderdhje të dhëmbëve: Duke larë dhëmbët stimulohet edhe qarkullimi i gjakut në mishrat e tyre dhe kjo është pjesë e rëndësishme e shëndetit të gojës. Nëse nuk i lani atëherë stimuloni gjakderdhjen e tyre.

Prishje të dhëmbëve: Nëse nuk i lani dhëmbët rregullisht, fillon të krijohet inflamacion në mishrat e dhëmbëve, e për pasojë, nëse nuk trajtohet, ju dëmton kockën e nofullave, dhe krijon hapësirë mes dhëmbëve dhe mishrave. Kështu do të humbisni dhëmbët tuaj.

Nuk ka më puthje! Nëse do të keni të gjitha këto të këqija nga moslarja e dhëmbëve, të jeni të sigurt se askush nuk do të donte t’ju puthte.

Çngjyrosje të dhëmbëve: Gjatë ngrënies konsumojmë edhe pije të ndryshme me ngjyrë, apo verë dhe kafe dhe nëse dhëmbët nuk lahen do humbasin bardhësinë dhe shkëlqimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281