INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përurohet Pazari i Ri. Rama e Veliaj: Ne kemi çadër për punë dhe jo… [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:30 14-03-2017

1008 vende të reja punë në 308 biznese të instaluara pranë Pazarit të Ri, tashmë me një pamje krejt të re, bashkëkohore e me standarte europiane, në Ditën e Verës. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryebashkiaku Erion Veliaj e po ashtu dhe Kryeministri Edi Rama. Në ditët e “nxehta” të debatit politik kreu i ekzekutivit dhe ai i Bashkisë nuk i shpëtuan as deklaratave politike.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar çadrën e PD në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në fjalën e tij Veliaj tha se edhe pazari i ri është një çadër, por ndryshe nga ajo e PD, kjo është një çadër e punës, tha kryebashkiaku.
Erion Veliaj:
“Komplet për rastësi, edhe sfondi klasik edhe ndoshta pejsazhi më i fotografuar i pazarit i ngjan një çadre. Kjo është gjithashtu një çadër, por është një çadër e punës. Nga sot fillojnë punë 1007 veta në 308 biznese të pazarit të ri. Ne besojme te një çadër dhe një strehë e punës, ndaj dhe miqtë e mi kemi humbur shumë kohë me tollovi dhe sherre, fjalë, ka ardhur koha të përveshim mënget ta çojmë tiranën dhe shqipërinë me lart me njerëzit e punës dhe bashkimit”.
Të njëjtin mendim ndau edhe kryeministri Rama, i cili tha se në çadrën tek Pazari i Ri do të fillojnë punën ata që ushqejnë familjet me punë të ndershme.
Edi Rama:
“Si qenkan njësoj, si është njësoj kjo çadër këtu me çadrën atje?! Si janë njësoj?! Ata njerëz të zakonshme që janë brenda dhe që sot fillojnë punë për të ushqyer me punën e tyre të ndershme, në kushte fantastike familjet e tyre dhe ata të tjerë që janë disa metra larg dhe ju thonë të papunëve: Hajdeni mblidhuni me ne që të mbajmë në punë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Gjykatësit e korruptuar që ja kanë nxirrë jetën këtij vendi shumë më tepër sesa politikanët dhe që kanë përfituar nga politikanët e korruptuar për të ndërtuar një pushtet i cili nuk është pushteti që shihni në televizor, nuk është pushteti për të cilin mblidhen aty çdo natë si fallxhore dhe bëjnë analistin, por është pushteti që e ka marrë zvarrë këtë popull dhe e ka bërë drejtësinëm pazarin e vjetër ku drejtësia nuk jepet sipas nevojës, por shitetet e blihet si peshku e molla, rrushi, patatja e çdo gjë që këtu tregtohet".

pazari_i_ri1.jpg

pazari_i_ri.jpg

 

pazari_i_ri2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024149417877197