Finalja e Kupës së Botës 2018 do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme jo vetëm për tifozët e futbollit, jo vetëm për shqipëtarët që do të shohin Erën por edhe për fansat e grupeve K-Pop BTS dhe EXO, pasi që të dy këto grupe kryesuan në sondazhet në Twitter të FIFA për të luajtur këngët e tyre brenda stadiumit.
Më 4 korrik, në llogarinë zyrtare në Twitter të Kupës së Botës u zhvillua një sondazh që pyeste tifozët se cilat këngë do të donin të dëgjonin brenda stadiumit gjatë finales.
Zgjidhjet ishin Fake Love e BTS, Power e EXO, Mi Gente e J Balvin dhe ‘The Middle’ e Zedd
Më shumë se 3.3 milion njerëz votuan për 24 orë dhe këngët e dy grupeve koreane morën 96% të votave.