Mesa duket Roben dhe Ribery nuk do të jenë largimet e vetme nga Bayern Munich për këtë sezon. Edhe një veteran tjetër i klubit, mbrojtësi brazilian Rafinha ka vendosur të mos rinovojë kontratën. Ai tha se ka kaluar 8 vite fantastike tek bavarezët, por siç çdo aventurë edhe kjo e ka një fund.
Lajmin e ka zyrtarizuar edhe klubi ku e falenderon për të gjithë kontributin e tij. Bayerni po përgat një revolucion total në klub dhe pritet blerja e 8 lojtarëve të rinj në merkato.