Sara dhe Ledri po presin me padurim që vogëlushja e tyre të vijë në jetë dhe t’ua bëjë më të bukura ditët. Çifti tashmë kanë përgatitur gjithçka, që nga dhoma e deri tek veshjet për vogëlushen. E tani që pritjes po i vjen fundi për pak, e vetmja gjë që u ka mbetur është t’i rikthehen kujtimeve.
Sara ka postuar sot një foto ku shfaqet e lumtur e duke qeshur krah Ledrit duke kujtuar ditët para se të merrnin lajmin e bukur se do të bëhen prindër.
Thuhet se çifti ka menduar që të qëndrojë në Gjermani për disa kohë pas lindjes së vajzës, ku edhe po jetojnë aktualisht.