Ndonëse kanë qenë një nga çiftet më të bukur të showbizit, Nora Istrefi dhe Robert Berisha shpesh janë bërë pjesë e portaleve rozë ku është aluduar se dyshja kanë probleme mes tyre apo që nuk jetojnë më bashkë.
Si asnjë personazh tjetër më parë, Robert Berisha ka vendosur ta japë lajmin e divorcit nëpërmjet Instagramit teksa ka bërë një rrëfim të gjatë, nëpërmjet të cilit falenderoi Norën që ka lindur një vajzë si Renee dhe u shpreh se do e ketë shoqe deri në vdekje (lexo këtu).
Mirëpo një tjetër detaj që do ia kujtojë gjithmoën Nora Istrefin, Robertit, është pikërisht tatuazhi që ai mban në krahun e majt.
Roberti ka të shkruar me shkronja mjaft të mëdha ‘NORA’, emrin e tashmë ish-bashkëshortes dhe fansat e kanë pyetur nëse do e mbulojë apo do e fshijë atë.