INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesë ditë i humbur, gjendet i mbytur 17 vjeçari në Këlcyrë! Dyshimet e prindërve janë...

Pesë ditë i humbur, gjendet i mbytur 17 vjeçari në Këlcyrë! Dyshimet e prindërve janë...

Publikuar më: 08:57 13-06-2019

Një 17 vjeçar i cili prej 5 ditësh kishte humbur kontaktin me familjen është gjetur i pajetë sot në lumin Vjosë.

Trupi i Matia Rizallarit është gjetur në mëngjes pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë. Ndërkaq, familjarët e tij dyshojnë se 17-vjeçari mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Madje i ati, Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti.

Egliter Dosti, rreth 25 vjeç, është një ish-ushtar me pagesë, i akuzuar për dezertim, me të cilin ai shoqërohej dhe që ishte personi i fundit me të cilin është parë 17 vjeçari.

Shkak për dyshime bëhet fakti se po atë ditë pas ngjarjes, Dosti është larguar në Sarandë. Babai i 17 vjeçarit hedh poshtë mundësinë që i biri të ketë shkuar në lumë për t’u larë, pasi ai nuk dinte not, shkruan Balkanweb.

Policia ka shoqëruar të riun dhe po e merr në pyetje.

Article Logic
Execution time: 0.0019991397857666