INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesë finalistë më 18 shkurt? Ja vendimi i ''Vëllait të Madh'' për kërkesën e banorëve

Pesë finalistë më 18 shkurt? Ja vendimi i ''Vëllait të Madh'' për kërkesën e banorëve

Publikuar më: 16:29 09-02-2022

Mbrëmjen e djeshme u hodh ideja që në finalen e madhe të “Big Brother VIP” të jenë pesë banorë dhe jo katër siç ishte vendimi i “Vëllait të Madh”. Madje banorët diskutuan me njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të spektaklit, e dukej se disa e donin patjetër një gjë të tillë.

Por ditën e sotme, “Vëllai i Madh” ka dërguar një zarf të bardhë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilin e lexoi Donaldi.

Në të shkruhej se vendimi për katër finalistë më datë 18 shkurt nuk do të ndryshojë.

“Banorë, vendimi për katër finalistë mbetët i pandryshuar. Ju rikujtojmë se vijon të jetë një televotim për dy finalistët e tjerë”, shkruhet ndër të tjera në zarfin e bardhë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713