INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesë kafshe shtëpiake alternative

Pesë kafshe shtëpiake alternative

Publikuar më: 10:45 19-06-2016
Kur mendojmë se duam të adoptojmë një kafshë zakonisht na shkon mendja vetëm për mace dhe qen. Për fatin tonë të mirë nuk ekzistojnë vetëm mace edhe qen në botën e kafshëve, por ka dhe shumë mundësi të tjera nga të cilat mund të zgjedhim.
Na lejoni t’ju sugjerojmë 5 kafshë që mund t’i mbani në shtëpi të cilat nuk kanë nevojë për shumë përkujdesje. Deri sa të perfundoni të merrni një mace ose një qen. 
 
1.Hamster
Hamsterat cilësohen ndryshe edhe si kafshë xhepi për shkak të madhësisë së tyre dhe ka tre arsye kryesore pse njerzit i duan: janë të lezetshëm, me gëzof të butë dhe shumë miqësorë. Njerzit kanë filluar t’i mbajnë në shtëpi që nga vitet 1930 dhe që atëherë këto krijesa kanë shtuar popullaritet. Rraca me e përhapur është hamsteri Sirian, i njohur edhe si Golden Hamster, i cili shkon deri në 17 cm gjatësi. Ndërsa rraca më e vogel është hamsteri xhuxh Roborovski i cili shkon vetëm 7cm. Anë tjetër e mirë është se rrinë më shumë zgjuar natën kështu që nuk do t’ju ndjejnë mungesën gjatë ditës. Do t’ju kushtojë vetëm 1000 lek. 
Jetëgjatesia: 2 deri në 3 vite.
I përshtatshëm për: fëmijë nga 8 vjeç e sipër
Ushqimi: ushqim komercial/ 500 lek në muaj, një lugë gjellë në ditë, me raste fruta dhe perime të freskëta, djath.
Mirëmbajtja edhe ushtrimet: kafaz metalik për hamster me pjesën e poshtme të fortë, një rrotë për hamster, tuba dhe lodra të ndryshme. Letra të grisura janë shumë të përshtatshme për krevat dhe më e mira është se lahen vetë. Shumica e hamsterave nuk e kanë problem të jetojnë vetë,m madje me seksin e njejtë tregohen agresivë. Nëse i merrni me sekse të kunderta përgatituni për këlyshë shumë shpejtë pasi shtatzania e një hamsteri zgjatë vetëm 2 javë. 
 
2.Lepur 
Ata vijnë kur i thërret, i kryejnë nevojat e tyre në një kuti me rërë dhe madje mund edhe t’i nxirrni shëtitje si një qen, mjafton të keni një litar dhe qafore.  Duket si një përzjerje midis cilësive më të mira të një qeni dhe një maceje dhe mund të trajnohet lehtë dhe shpejt, madje brënda një dite. Janë rreth 60 rraca të ndryshme lepujsh dhe ju mund të zgjidhni në varësi të përmasave, ngjyrës dhe gjatësis së veshve sipas preferencës personale. Madje edhe pesha është një opsion pasi zakonisht varjojnë nga 1-6 kg. Do t’ju kushtojë vetëm 2000 lek.
Jëtagjatësia: nga 5 deri në 10 vite
I përshtatshem për: femijë nga 8 vjeç e sipër
Ushqimi: ushqim komercial 1000 lek në muaj në sasi shumë të vogla një herë në ditë, perime të freskëta, uji të freskët. E rëndësishme: në vëndin ku rri duhet të këtë gjithmonë kashtë.
Mirëmbajtja dhe ushtrimet: një kafaz metalik për lepuj, por do t’ju duhet të krijoni një ambjen të sigurt jashtë shtëpisë ose brenda saj që lepuri të kërcejë. Disa lepuj mund të mësohen që të mbajnë kollare dhe litar si një qen. Nuk këshillohet t’i lani ju. Pasi ashtu si edhe macet e bëjnë vetë këtë gjë. 
 
3.Papagall 
Papagajt janë shumëngjyrësh, energjik dhe lozonjarë. Jane diku te 350 rraca të ndryshme papagajsh që kanë ngjyra nga e kuqe ose jeshile e ndezur deri në gri ose të zinj. Ata varjojnë shumë edhe në madhësi pasi mund të gjejmë edhe papagaj që shkojnë deri në 8 cm dhe ka nga ata që janë 1 m të gjatë. Kur i jepet shumë hapsirë dhe vëmndje positive këta shpend tepër inteligjent tregohen shumë dashamirës ndaj të zotit te tyre. Ata kanë edhe një aftesi shumë të madhe të imitojnë tinguj kështu që mos u çudisni nëse një ditë do të imitojë zilen e telefonit tuaj. Më i liri kushton 1500 lek.
Jetëgjatesia: disa jetojnë deri në 80 vite.
I përshtatshëm për: adoleshentë dhe të rritur
Ushqimi: përzierje farash komerciale 200 lek në muaj sa herë (duhet ta ushqeni në ditë varet nga madhësia e papagallit). Mbushini tasin e ushqimit dhe papagalli bënë ndarjen e ushqimit sipas nevojës së tij. Uji të freskët, fruta dhe perime të freskëta. 
Mirëmbajtja dhe ushtrime: kafazi duhet të jetë aq i madhë sa të bejë disa fluturime të shkurtra dhe duhet pastruar çdo ditë. Do të bënit mirë të vendosni një shtresë të hollë me zhavorr të imët pasi, përveçse ndihmon në pastrim, ndihmon edhe në sistemin tretës të papagallit, një copëz e vogël guri ndihmon në bluarjen e farave në stomak.
 
4.Peshk 
Sigurisht që për të patur një peshk duhet të kemi një akuarium por jo të gjithë peshqit kane nevojë për akuariumin tipik të madh dhe me filtër. Ka rraca të cilave u nevoitet vetëm një poç për të jetuar kështu që më mirë e nisni nga ata. P.sh. kemi peshkun e kuq ose mund të pyesni në dyqanin e kafsheve se cilët peshq kanë që i përshtaten jetesës në një poç të thjeshtë. Dhe janë teper ekonomik, kushtojne vetëm 300 lek.
Jetëgjatësia: deri në 3 vite
I përshtatshëm për: te gjitha moshat.
Ushqimi: ushqim komercial për peshq 100 lek në muaj sasi të vogla një herë në ditë.
Mirëmbajtja dhe ushtrimet: majfton vetëm një poç me uji të pastër dhe do t’ju duhet t’i nderroni ujin një herë në disa ditë, varet se cilen rracë peshku keni zgjedhur.
 
5.Breshkë 
Një zgjedhje e preferuar është breshka kuti pasi ka ngjyra të veçanta në zhguallin e saj por është edhe shumë nazelie në të ngrëne. Keto vogelushe kushtojnë vetëm 1000 lek.
Jetëgjatësia: deri në 40 vite
I përshtatshëm për: femije nga 8 vjeç e sipër
Ushqimi: krimba toke, insekte, fruta dhe perime, ushqim komercial në varsi të rracës së breshkës vetem 100 lek në muaj/ushqehen një herë në ditë kur janë akoma të vogla.
Mirëmbajtja dhe ushtrimet: breshkat kanë nevojë për një terrarium ose për një akuarium që ka disa gurë brënda. E mira do ishte të kishte pjesë të thata ku breshka mund të struket dhe pjesë me uji të ndejur ku mund të hidratohet. Nuk është se ka nevojë për shumë ushtrime.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561