INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesë muaj pas lindjes, Elita Rudi na tregon linjat perfekte trupore dhe ka një mesazh për femrat[FOTO]

Pesë muaj pas lindjes, Elita Rudi na tregon linjat perfekte trupore dhe ka një mesazh për femrat[FOTO]

Publikuar më: 18:31 07-08-2019

Elita Rudi dhe partneri I saj Gjiko janë bërë prindër  të një djali të quajtur Zëri.

Kjo eksperiencë në jetën e tyre ishte e mrekullueshme dhe të gjithë ndjekësit e çiftit kanë pasur mundësinë të shijojnë pak nga ëmbëlsia e djaloshit.

Mirëpo përveç gëzimeve, shtatzënia sjell edhe disa efekte anësore në trupin e një femre, të cilat mund të shkaktojnë problem nëse ato janë figura të ekranit. Por, ky nuk është rasti i Elita Rudit.

Moderatorja na ka treguar vazhdimisht se ajo ka qenë në gjendje të mbajë linja perfekte trupore.

Së fundmi Elita ka ndarë në rrjetin e saj të instagramit dy foto të saja dhe mesazhi që ajo ka shkruajtur si mbishkrim është shumë i këndshëm.

“Trupi im i dashur të dua. Ti më bëre nënë. 5 muaj pas lindjes”, ka shkruar Elita duke iu treguar kështu fansave vetëbesimin që ajo ka dhe për më tepër mirënjohjen që ndjen se është pikërisht ai trup,ai që e bëri nënë.

Elita e ka prioritet të sajin faktin se duhet të përcjellë mesazhin që femrat duhet të jenë në dashuri me trupin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0023748874664307