INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesë orë ndjekje në det, policia italiane bllokon skafin me 2.5 ton hashash

Pesë orë ndjekje në det, policia italiane bllokon skafin me 2.5 ton hashash

Publikuar më: 13:50 05-08-2017

Policia italiane ka arritur të sekuestroi 2.5 tonë kanabis që po transportohej drejt vednit fqinj. Ngarkesa e hashashit u sekuestrua mbrëmjen e së premtes në afërsi të Manfredonias, gjatë një operacioni, i cili zgjati për 5 orë. Skafi i drejtuar nga dy kontrabandistët shqiptarë, ishte nisur në drejtim të bregut të Vieste. Në aksion u angazhuan tre shtete Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi që u mbështetët dhe nga avioni “Frontex”. Fillimisht skafi u konstatua nga rojet bregdetare të Malit të Zi, dhe pas alarmit ndjekja vijoi në ujërat e Detit Adriatik. Gjatë arratisë trafikantët e hodhën në det ngarkesën ndërsa arrestimi i tyre u bë nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit. Pas 2,000 kilogramëve të para të konfiskuara nga policia italiane, 23 pako të tjera që përmbanin marihuanë u gjetën në det. Lënda narkotike u grumbullua përgjatë gjithë natës dhe iu dorëzua autoriteteve Italiane. Një nga dy skafistët e arrestuar kishte precedentë të mëparshëm penalë. Nga të dhënat e policisë së vendit fqinj sasia e madhe e drogës e cila do të vinte në brigjet Italiane u zbulua pas një serie përgjimesh të bëra muaj më parë. Hetuesit Italianë i kanë gjetur një letër dy të arrestuarve të ngarkesës 2.5 tonëshe ku kishin një listë me emra dhe kontakte mes të cilave dhe dy personave të arrestuar më 11 Janar me 1.9 ton hashash. Hetimi për të zbuluar rrjetin, i cili dyshohet se bëhet me porosi nga burgjet italiane vijon, ndërsa të akuzuarit kanë mohuar çdo përfshirje në grupin kriminal. Deri në mars të vitit 2017, në Pulia u sekuestruan rreth 11 ton marihuanë nga Guardia Di Finanza.

Article Logic
Execution time: 0.0033040046691895