INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesë rastet kur e keni të sigurt që do të ziheni me të dashurin

Pesë rastet kur e keni të sigurt që do të ziheni me të dashurin

Publikuar më: 15:33 08-10-2016

Ka disa situate ose vende të caktuara që shkaktojnë zënka midis të dashuruarve. Duke i lexuar do e keni më të lehtë t’i shmangni këto situata.

Këshilluesja e marrëdhënies në çift Rhoberta Shaler, ju tregon edhe se si t'i evitoni.

 

Kur udhëtoni bashkë

Paketimi i gjërave, udhëtimi apo itinerari që do të ndiqni çdo ditë do të jenë disa nga skenarët që do t’ju bëjnë të diskutoni gjatë dhe shpesh të konfliktoheni. Kur udhëtoni rutina e përditshme prishet dhe ju do të keni më pak kontroll në shumë gjëra. Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, ju keni tendencën të fajësoni njeriun më të afërt që zakonisht është partneri juaj.

Në vend të kësaj ajo këshillon që të gjeni një zgjidhje në moment. Nëse avioni juaj vonohet dhe keni uri në vend të fajësoni të dashurin tuaj përpiquni të gjeni një zgjidhje tjetër.

Në darke me miqtë

Nëse jeni në një darkë të bukur me çifte të tjera të lumtura, nuk duhet t’i kundërviheni atij para të tjerëve. Prisni një moment të përshtatshëm kur të jeni bashkë dhe flisni me të. Shaler thotë se shumë njerëz sillen në këtë mënyrë pasi përpiqen që të jenë argëtues (edhe pse kjo bie në kurriz të partneres së tyre) ose ata duan të diskutojnë diçka që i shqetëson për marrëdhënien tuaj. Është e rëndësishme që këto gjëra t’i diskutoni bashkë si çift dhe të kuptoni se çfarë e ka prekur atë.

Në një festë ose dasmë

Ngjarjet e mëdha sociale sjellin konkurrim në disa çifte. Ata shohin dhe çifte të tjera dhe pyesin njëri-tjetrin: “Po ti pse nuk je me mua si është ajo me atë?”. Më mirë fokusohuni në ngjarjen që po merrni pjesë dhe argëtohuni. Mund t’i lini këto çështje për ditën tjetër.

Në trafik me makinë

Kur ngeleni në trafik keni përsëri më shumë mundësi që të keni konflikte me partnerin pasi ajo është një situatë me më shumë stres, shkruan Anabel. Shaler sugjeron në këto raste, se të flasësh për një shqetësim të përbashkët është më mirë: “Ky trafik është i tmerrshëm dhe po më jep ankth. A po të streson dhe ty?”. Humori po ashtu mund t’ju ndihmojë në këto raste.

Kur janë prindërit e tij/saj

Për shumë çifte duke qenë të rrethuar me marrëdhëniet e njërit-tjetrit keni më shumë mundësi për këto konflikte. Një njeri i tretë që ndërhyn në marrëdhënien tuaj nuk është i mirëpritur. Nëse largoheni për pak nga pjesa tjetër e familjes ose dilni për një shëtitje me partnerin, do e keni më të lehtë. Pyeteni vazhdimisht partnerin se çfarë ai do ose çfarë mendon dhe do e keni më të thjeshtë të kuptoni se si ndihet ai me familjen tuaj dhe ju me familjen e tij. Bëni krahasimin duke folur hapur.

Article Logic
Execution time: 0.0043668746948242