INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesha e gjyqeve në gjykatat e arbitrazhit rëndojnë dita ditës qeverinë, shumë shpejt dhe xhepat tanë

Pesha e gjyqeve në gjykatat e arbitrazhit rëndojnë dita ditës qeverinë, shumë shpejt dhe xhepat tanë

Publikuar më: 09:44 27-06-2019

Shkeljet që kanë bërë institucionet e shtetit kanë detyruar shumë qytetarë dhe biznesmenë që t’i drejtohen për të zgjidhur çështjet në gjykatat ndërkombëtare. Po për këto gjyqe pagesat janë në vlera kolosale dhe dita ditës ato po rendojnë buxhetin dhe së shpejti dhe xhepat tanë. Vlerësohet se vendimet e gjykatave të arbitrazhit ndikojnë tek taksapaguesit në dy forma. Së pari përmes tarifave të larta që paguhen ndaj zyrave të huaja të avokatëve të specializuara për gjyqe të këtij lloji dhe së dyti për shumat e mëdha që qeveria shqiptare do të paguajë për çështjet e humbura në këto gjykata të cilat në fakt janë shumë. Ku kryesojnë ato të pronarëve dhe të biznesmenëve.
Mësohet se në vitin 2018 u paguan nga buxheti i shtetit 300 milionë lekë ose 2.5 milionë euro për të mbrojtur çështjet kundër shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare.
2.5 milionë eurot ishin shtesa fondesh për tre kontrata me zyrat avokatore për të mbrojtur shtetin shqiptar në gjykatat e arbitrazhit dhe miliona euro janë paguar në vitet e mëparshme.
Faturat mbi 50 milionë euro të paguara dhe në proces nga buxheti i shtetit janë vetëm për ish pronarët. Ndërsa pritet të dalin vendimet edhe për 106 çështje në proces në Gjykatën e Strasburgut të cilat kapin vlerën 1 miliardë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0039358139038086