INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesha:

Pesha: "Nëse protesta është sulm ndaj stabilitetit, atëhere unë jam armik. Dhe e dini çfarë? Do vazhdoj të jem armik!"

Publikuar më: 13:42 17-03-2017


Të protestosh për një vend më të mirë dhe të akuzohesh për shkele të kushtetutës për destabilizimin e vendit nga armiqtë e brendshëm dhe te jashtëm.

Ky ka qenë denoncimi i aktivistit Besjan Pesha që ka ndarë eksperiencën e tij nëpërmjet një statusi denoncues në rrjetin social Fcebook.

"Nëse ky akt është sulm ndaj stabilitetit, po ore unë jam armik. Dhe e dini çfarë? Do vazhdoj të jem armik" shprehet Pesha

Statusi i plotë


Sapo dola nga komisariati nr.1 mbas një seance pyetjesh të çuditshme, 2 ore me radhe, e cila filloi me kërcenim për arrestim e përfundoi me procedim penal për organizim te vazhdueshëm protestash "te jashtëligjshme" te cilat sipas kushtetutës synojnë destabilizimin e vendit nga armiqtë e brendshëm dhe te jashtëm. Kam qe nga viti 2002 qe organizoj e marr pjese ne protesta, po kurrë nuk e kam pare pushtetin me qesharak se sa sot. Ne kemi protestuar për plehrat, qe ato te mos vijne ne Shqipëri sepse ky vend ka mjaftueshëm plehra te vetat. Protesta ja doli ti mbaje plehrat jashtë, te paktën ligjërisht. Nëse ky akt është sulm ndaj stabilitetit atëherë e pranoj me nder termin armik. Kemi protestuar për Zharrezen qe banoret te marrin dëmshpërblim te ndershëm për demet e shkaktuara nga një kompani private. Protesta ja doli tu japë atyre vendimet qe meritonin. Nëse ky akt cenon stabilitetin e vendit, atëherë jam i lumtur te jem armik. Dje kemi dale ne shesh për çmimin e naftës, e cila taksohet me shume se ne Gjermani dhe ka një cilësi mjerane qe na dëmton xhepin dhe shëndetin. Nëse ky akt është sulm ndaj stabilitetit, po ore unë jam armik. Dhe e dini çfarë? Do vazhdoj te jem armik. Me procedime apo pa procedime, me arrestime apo pa arrestime, me kërcënime apo pa kërcënime, me denigrime ne portalet e pushtetit apo pa to, unë do vazhdoj te jem armik. Armik i klasës se degjeneruar politike, sidomos i kësaj qe qeveris e qe po i merren këmbët këto dite pranvere.
Procedimet tuaja janë dekorata! Ju puth!

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668