INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Peshëngritësi Godelli: Ja si ma dha drogën ish-trajneri i kombëtares

Peshëngritësi Godelli: Ja si ma dha drogën ish-trajneri i kombëtares

Publikuar më: 13:16 25-01-2017

“Federata na ka thënë që pini çdo gjë që ju jep Shabani. Neve ushqimi na vinte nëpër dhoma dhe shpërndahej me emra”.

Prej pak ditësh, Daniel Godelli ka mundur të çlirohet nga dënimi 2-vjecar që mori pasi rezultoi pozitiv në Botërorin e vitit 2014, kur u shpall kampion bote. Arritja më e madhe sportive ndonjëherë në vendin tonë u shndërrua në turp dhe heroi Godelli humbi nga qarkullimi, pa mundur të shprehet dhe pa ditur të vërtetën, as nga trajneri që i stërviti në ato kohë, Luan Shabani dhe as nga federata, që kishte dalë garant për nivelin dhe pastërtinë e trajtimit të peshëngritësve shqiptarë shkruan TCH.

“Si në çdo sport force, edhe ne marrim proteina dhe kreatinë. Ne pimë çdo gjë që na dha Luan Shabani, pa ditur se çfarë kishte brenda. Në momentin që u kapa, unë Luanin e kam sharë dhe nuk kam kontaktuar më me të”, tregon Godelli.

Premtimet për të qenë Botërori më i suksesshëm i Shqipërisë u kthyen në Botërorin më të turpshëm, me 3 sportistë pozitivë, mes tyre edhe kampioni i botës, Daniel Godelli.

“Ishim 3 sportistë që u kapëm me të njëjtën substancë dhe kjo më bën që të dyshoj se ka qenë një dorë e ligë”, shton Godelli.

Prej gati dy vitesh, aq sa ishte pezullimi i 25-vjeçarit Godelli, kampioni i botës për 20-vjeçarë dhe rekordmen e fitues i shumë medaljeve, vazhdon stërvitjen me të njëjtat ritme, për të ngritur sërish lart emrin e tij si sportist, bashkë me flamurin.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277