INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Peshëngritësit në protestë pas dorëheqjes Gjozës

Peshëngritësit në protestë pas dorëheqjes Gjozës

Publikuar më: 11:26 20-01-2018

Pak ditë më parë sporti i peshëngritjes shqiptare u përfshi në një skandal, Romela Begaj u akuzua se ka përdorur doping.

Pas kësaj presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza zgjodhi të japë dorëheqjen si një detyrim moral siç tha ai, por një ditë pas këtij vendimi peshëngritësit janë ngritur në protestë.

Të mbledhur sot përpara dyerve të FSHP-së ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri, duke mos pranuar që Gjozën ta zëvendësojë Gudar Beqiraj.

“Jemi të gjithë sportistët këtu dhe kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Të zgjidhet presidenti i ri që të organizojë kampionatin europian. S’ka lidhje Gudar Beqiraj të merret me këtë punë. Nuk është pronë FSHP që ikën Gjoza ashtu dhe vjen Beqiraj. S’kanë lajmëruar njeri nëse jemi dakord apo jo me zëvendësuesin”, u shprehën sportistët.

Article Logic
Execution time: 0.001762866973877