Nuk kanë fund problemet për peshëngritjen shqiptare. Një tjetër sportiste ka rezultuar pozitive në testin e dopingut. Evangjeli Veli ka dalë positive në testet anti-doping, duke i dhënë një goditje të rëndë peshëngritjes shqiptare.
Veli ishte e vetmja sportiste femër që do të përfaqësonte Shqipërinë në kampionatin Europian të Peshëngritjes që do të zhvillohet në Rumani, por edhe ajo ka humbur të drejtën. Pak javë më parë rezultoi pozitive në testet anti-doping edhe sportistja Romela Begaj. Tashmë Shqipëria do të përfaqësohet vetëm nga tre meshkuj që janë, Qerimaj, Godelli dhe Calja.