INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Peshkaqeni” Phelps 22 medalje të arta, thyen çdo rekord në historin atletike

“Peshkaqeni” Phelps 22 medalje të arta, thyen çdo rekord në historin atletike

Publikuar më: 09:50 12-08-2016

Michael Phelps dominon 200 metrat stil i përzier dhe fiton medaljen e katërt të artë në këtë Olimpiadë me kohën 1'54''86. Notari amerikan, Michael Phelps ka siguruar medaljen e 22-të të karrierës së tij.

Në fund të garës, notari amerikan hoqi kufjet dhe ngriti 4 gishtat lart, ndërkohë që të tjerët nuk kishin mbërritur ende.

Fitorja e 11 gushtit e bën atë atletin që ka fituar më së shumti çmime.

31 vjeçari kaloi japonezin Kosuke Hagino dhe kinezin Wang Shunin, të cilët fituan medalen e argjendë dhe atë të bronztë, respektivisht.

Phelps arriti të kalojë edhe rivalin e tij amerikan, Ryan Lochte, i cili deri më tash ka fituar 12 medale, gjashtë prej të cilave janë të arta.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389