INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Peshkarexha merret peng, marinari egjiptian kërkon 70 mijë euro, në të kundërt…

Peshkarexha merret peng, marinari egjiptian kërkon 70 mijë euro, në të kundërt…

Publikuar më: 15:42 22-06-2016

Peshkarexha “Çelepia 2” në bordin e së cilës ndodhen motorist Luan Mema, Kapiten Dhimitër Malja dhe marinari egjiptian Muhamet Salam, është marrë peng nga ky i fundit. Peshkarexha ka humbur kontaktet me kapitenerin vetëm pak orë pasi kishin lënë kalatën e Portit të Durrësit për të dal për peshkim.
Menjëherë në lëvizje janë vënë Policia Kufitare dhe Forca Detare e Forcave te Armatosura, të cilat pasi kanë patrulluar vijën bregdetare nga Kepi i Palit në Kepin e Rodonit, nuk kanë gjetur asnjë shenjë të peshkarexhës.
Por në drekë mësohet se policia ka dyshime se anija ndodhet pranë Aleksandrisë në Egjipt dhe është rrëmbyer nga marinari egjiptian Muhamet Salam. Shkak për këtë vendim ekstrem, thuhet se është bërë mospagesa e rrogës nga ana e pronarit të anijes. Sipas policisë, marinari egjiptian Muhamet Salam kërkon 70 mijë euro, në të kundërt ai kërcënon se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.
Ndërkohë ende nuk është mësuar mbi fatin e dy marinarëve shqiptarë, pjesë të ekuipazhit, ndërsa pala shqiptare ka nisur kontaktet me homologët egjiptian.

Article Logic
Execution time: 0.003230094909668