24 orë pa dy ngjarjeve ku humbën jetën 2 peshkatarë, një në lumin e Vjosës dhe tjetri në liqenin e Butrintit, shënohet një tjetër ngjarje e rëndë në Velipojë. Një tjetër varkë është përmbytur dhe raportohet se një person ka humbur jetën.
Sipas policisë shtetasi që është mbytur është A. Ll. 34 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Velipojë të Shkodrës.
Në barkë ndodheshin dy peshkatarë në momentin e ngjarjes dhe njëri prej tyre ka shpëtuar, duke dalë me not në breg pas fundosjes së mjetit të lundrimit.