Ruby qenushja është e hutuar ndërsa po përpiqet me të gjitha mënyrat për të shtypur një peshk në tabletin e saj. Ruby po luan një lojë të quajtur "lojra për qen" . Ajo godet ekranin duke u përpjekur të "vrasë" një peshk por ai vazhdon të rikthehet. Qenushja acarohet duke parë që përpjekjet e saj janë të kota.
Mesa duket nuk janë veç fëmijët tashmë të mahnitur nga teknologjia. Kjo video e adhurueshme, besohet të jetë filmuar në Amerikë dhe tregon një qenushe duke luajtur, e entuziazmuar, një lojë në tablet, duke mos pushuar derisa të arrijë fitoren. Sa herë që qenushja godet peshkun, ai vazhdon notin, duke e hutuar qenushen e cila mendon që e ka vrarë. Ajo vazhdon ta godase ekranin që lëshon një zhurmë sa herë ajo godet në shënjestër. Ruby e shikon peshkun me shumë ankth duke menduar që po bën një sulm të mire, vetëm për tu zhgënjyer më pas. Ajo stresohet dhe fillon e godet ekranin gjithnjë e më shumë duke perdorur të dyja putrat po përsëri s' ia del dot të fitojë.