INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Peshqit e mëdhenj”, ambasadori Lu pyet politikanët, policët dhe prokurorët: Ku janë rezultatet? [FOTO]

“Peshqit e mëdhenj”, ambasadori Lu pyet politikanët, policët dhe prokurorët: Ku janë rezultatet? [FOTO]

Publikuar më: 19:21 31-01-2018

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu kishte paralajmëruar më parë se në muajin janar të 2018-ës do të ndodhnin arrestime të bujshme të cilat i quajti ndryshe “peshqit e mëdhenj”. Por janari iku dhe deri tani nuk ka ndodhur ndonjë arrestim që i përshtatet deklaratës së bërë nga Donald Lu. E lidhur me këtë, ambasadori ka reaguar me anë të një mesazhi të postuar në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook.
Ai u është drejtuar politikanëve, policëve dhe prokurorëve shqiptarë duke ju kërkuar rezultatet pasi SHBA ka investuar për të bërë të mundur luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ja mesazhi i plotë:

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, shprehet ambasadori.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775