INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Peshqit nuk shërbejnë vetëm për ushqim! Artizanët i përdorin dhe për veshje [FOTO]

Peshqit nuk shërbejnë vetëm për ushqim! Artizanët i përdorin dhe për veshje [FOTO]

Publikuar më: 13:35 06-05-2019

Menaxherja e kompanisë Islandeze Atlantic Leather, e cila zotëron një fabrikë lëkurash në Evropë, ka deklaruar se familjes së saj iu deshën më shumë se disa përpjekje për të qenë në gjendje që të bënin veshje ose aksesorë nga lëkura e peshkut.
"200 herët e para kemi bërë vetëm supa peshqish dhe madje me aromë të keqe. Era e peshkut zhduket në fazat e hershme, pastaj ajo mban erë si çdo lëkurë e zakonshme", theksoi zonja Gunnsteinsdóttir.
Që nga viti 1994, ajo ka përpunuar lëkurat e salmonit, barbunjve, merlucëve etj.
Proçesi i përgatitjes zgjat tre ose katër javë dhe deri tani 19 punonjës prodhojnë 10,000 lëkura, ose pothuajse një ton prej lëkurash peshku në muaj.
Të gjithë peshqit merren nga rezervat e qëndrueshme, nëpërmjet flotës së peshkimit të Islandës, Norvegjisë dhe Ishullit Faroe.

auto__106752280_b76944c7-5f4a-4cd2-aa40-e8baa86435381557139410.jpg

auto__106752284_2dc98355-c68d-4ba1-aa4f-93fe47d1079c1557139411.jpg

auto__106289797_clutch-wolffish3-11557139412.jpg

auto__106752283_7c8c7385-2b0e-4457-9924-2e222098cf171557139412.jpg

auto__106289945_mim-11557139413.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046439170837402