Shqiptari i Lazios pësoi një dëmtim mbrëmjen e kaluar. Ai ka thënë se do të rikthehet më i fuqishëm pas lëndimit të rëndë që përjetoi në ndeshjen e mbrëmshme në Evropa Ligë, të cilën Lazio e humbi me rezultatin 4-1 nga Eintracht Frankfurti.
Riza Durmishi përjetoi një tërheqje të rëndë të krahut në përballje me Danny da Costan, Durmishi luajti vetëm 16 minuta të ndeshjes. “Gjithmonë vendose besimin te Zoti. Forca Lazio! Do të kthehem më i fuqishëm!, kështu ka shkruar ai në Instagram.
Lëndimi i tij ende nuk dihet se sa do ta mbajë jashtë fushave, dhe për këtë do të bëhen edhe disa testime të tjera mjekësore për ta mësuar shkallën e dëmtimit të krahut të tij të djathtë. 24-vjeçari u transferua në Romë gjatë kësaj vere nga Real Betisi, dhe deri më tani i ka 3 paraqitje në Serie A dhe dy në Evropa Ligë me fanellën e Lazios.