Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani ka zbuluar një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur gjatë udhëtimit për Paris. Incidentin ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në instragram, duke përfituar nga rasti për t’u dhënë edhe një këshillë të gjithë vajzave.
“Këshillë për veten: Mos pi kafe në avion kur ke veshur për herë të parë xhinse të bardha. Nuk është diçka e zgjuar”, shkruan ajo në foton e publikuar në llogarinë e saj në Instagram.