INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesticidet, faktor në lindjen e fëmijëve autik

Pesticidet, faktor në lindjen e fëmijëve autik

Publikuar më: 12:25 26-08-2018

Për herë të parë, një studim ka gjetur një lidhje të mundshme mes një pesticidi dhe rrezikut të një gruaje shtatzënë për të lindur një fëmijë me autizëm.
Një studim i publikuar në "The American Journal of Psychiatry" zbuloi se ekspozimi ndaj DDE, i cili formon pas DDT-së së pesticideve të ndaluara tani, mund të dyfishojë mundësinë që një grua të lindë një fëmijë autik.
Në shqyrtim janw marrë mbi një milion shtatzëni nga viti 1987-2005, dhe ka rezultuar se ekziston vërtet një lidhje statistikore e pranisë së substancave së insekticideve në gjakun e nënave dhe mundësisë së shfaqjes së autizmit tek fëmijët. Nënat që kishin qenë të ekspozuara më tepër ndaj këtyre substancave të dëmshme, kishin 32 % rrezik për të lindur fëmijë autikë. Kërkimi nuk thotë se ai është faktori i shqetësimeve të spektrit të autizmit, por është faktori i parë që dallohet të ketë ndikim në shfaqjen e tyre.
Dr. Priyanka Chaurasia, studiuese tha se hulumtimi i ri është "i rëndësishëm sepse krijon dëshmi që faktorët e mjedisit luajnë një rol të madh në shkaktimin e autizmit sesa është menduar më parë".

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668