Lewis Hamilton gati sa nuk e "çliroi" Instagram-in dhe Snapchat-in gjatë udhëtimit në Meksikë, më herët këtë javë.
Por kjo nuk ka rezultuar për mirë për kampionin e Formula 1, videot dhe fotot e të cilit janë bërë objekt sulmi për organizatën në mbrojtje të kafshëve, PETA. Sipas kësaj të fundit sjellja e Hamilton gjatë vizitës së tij në Fondacionin e Xhaguarëve të Zi dhe Tigrave të Bardhë, ishte ajo e një budallai. Përfaqësues të PETA kanë deklaruar se të qëndrosh aq afër me kafshë të tilla ekzotike përbën rrezik të madh, sidomos për një kampion si Lewis, për të cilin gjymtyrët e trupit janë shumë të rëndësishme. Kritika ka shkuar madje deri aty sa kanë krahasuar veprimet e Hamilton me kafshët, akoma më naive se ato kundër rivalit të tij Nico Rosberg!