INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Peticion për ndryshimin e orës, BE-ja shqyrton çështjen. Ja ç’ndodh pas mesnate

Peticion për ndryshimin e orës, BE-ja shqyrton çështjen. Ja ç’ndodh pas mesnate

Publikuar më: 21:16 22-03-2018

Bashkimin Europian po shqyrton çështjen e ndryshimit të orës në pranverë dhe vjeshtë, nëse duhet të vijojë të aplikohet. Një grup personash kanë dërguar një peticion me 70 mijë firma, duke detyruar BE-në që ta marrë seriozisht këtë fenomen që ndodh prej dekadash.

Zhvendosja e akrepave me një orë është bërë me qëllim kursimin e energjisë gjatë Luftës së Dytë Botërore por statistikat tregojnë se kursime të tilla nuk kanë ndodhur. Ata që firmosën peticionin shprehen se ndryshimi i orës ndikon për keq te njerëzit dhe kafshët.

Por megjithë kërkimet e bëra, nuk ka rezultuar që ndryshimi i orës ka efekte negative në shëndetin e njeriut. Kështu akrepat do të zhvendosen me një orë para, edhe këtë pranverë. Data e ndërrimit të orës është 25 marsi. Kur ora të shkojë 02:00 akrepat do të zhvendosen para me një orë, pra 03:00

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167