INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Petrit Vasili dorëhiqet, ja kujt dëshiron t’ja lërë postin…[VIDEO]

Publikuar më: 13:59 29-06-2017

Vetëm 2 muaj pasi mori postin e Kreut të partisë, Petrit Vasili shpall dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka  qenë vetë Vasili i cili shpalli jo vetëm largimin, por dhe funksionin që do të mbajë në parti dhe sqaroi dhe arsyet.
“Dorëhiqem dhe marr drejtimin e grupit parlamentar të LSI,” tha ai.
Po Vasili zbulon dhe kandidaten për kryetare të LSI, që është dhe e preferuara e tij.
“Propozoj Monika Kryemadhin si kandidate për kryetare, Luan Rama nënkryetar dhe Erisa Xhixho nënkryetare,” sugjeroi Vasili.
Vasili sqaroi dhe arsyet se përse erdhën këto ndryshime. Sipas tij për t’i dhënë Shqipërisë një opozitë të vërtetë, as të kapur si deri sot.
Ndërkohë emrat e propozuar si dhe të gjithë ata që do të synojnë të marrin këto poste publike kanë afat të dorëzojnë kandidaturën e tyre deri ditën e hënë pranë LSI. Të mërkurën e ardhshmë do të jetë Konveta e LSI ajo që do të zgjedhë drejtuesit e rinj të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104