Kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur ‘dhëmbë për dhëmbë’ deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Në një reagm të shkurtër, Vasili pohoi se kreu i qeverisë i do gjërat vetëm, ndërsa nuk nguroi sulmet për Ramën.
Ai tha se kryeministri kishte në dorë policinë, ndërsa sipas tij e përmbyti Shqipërinë me drogë Mes të tjerash Vasili ‘parashikoi’ faktin se nësë Rama do kishte në dorë gjithë qeverinë, do hidhte Shqipërinë në greminë.
“Rama i do gjërat që t’i ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë.”, tha Vasili.
Ditën e sotme, nga Roskoveci kreu i qeverisë sulmoi LSI-në dhe u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS, që kjo e fundit të marri timonin e reformave.
“Me vendosmëri Rama vlerësoi programin qeverisës të këtyre 44 muajve, ndërsa pohoi se për mandatin e ardhshëm Në 25 qershor një votë edhe më e fuqishme e PS do bëjë që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë 4-fishin e këtyre që bëmë në 44 muaj. Është e qartë se çka kemi bërë është mjaftë për të kuptuar se e vetmja forcë që bënë punë, është PS. Do ju heqim nga qafa drejtuesit nga Hipotekat, patentat. Ndaj, mos ja jepni votat e tyre që merren me votën tuaj. Jemi të bindur se mund ta çojmë ekonominë tonë mbi 5.5 përqind, nëse na e jepni timonin e reformave pa na vënë të tjerë në prehër. Mos i lejoni partitë e tepsisë që t’i fusin fusin duart tek mësuesit e fëmijëve tuaj”, tha Rama.