Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ironizon kryeministrin Edi Rama
Vasili akuzon Ramën për mënyrën se si promovon vendin tonë. Sipas Vasilit gjithë bota i bën reklamë turizmit gjatë gjithë vitit dhe jo gjayë muajit korrik e gusht ndërsa Rama bën të kundërtën.
“Gjithë bota i bën promocione, panaire turistike dhe reklamë turizmit gjithë vitin, me përjashtim të korrikut dhe gushtit. Ky shkollëpakëti, kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik, pra bën një lloj aksham pazari. Aferim i qoftë, kaq di kaq bën!” ironizon Vasili kryeministrin.