INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili me paralajmërim të fortë: “Mos harroni, dita e gjykimit vjen shpejt”

Petrit Vasili me paralajmërim të fortë: “Mos harroni, dita e gjykimit vjen shpejt”

Publikuar më: 14:18 03-02-2018

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në facebook përsa i përket marrëveshjes së bashkëpunimit për luftën kundër bandave kriminale të firmosura ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë.

Vasili kërkon anulimin e marrëveshjes duke e konsideruar si një marrëveshje që udhëhiqet nga instanca kriminale.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në facebook:

Marrëveshjen Marku -Xhafaj anullojeni, mbroni veten të paktën, dita e gjykimit vjen shpejt, mos harroni!...

Trafiku i drogës ka tashmë mburojën e vet në drejtësi, marrëveshjen Marku-Xhafaj.

Kryeministri, që udhëheq vetë drogën i ka emëruar po vetë keta të dy, pra janë të tre pjesë të së njëjtës kauzë të zezë.

Kryeministri ka shkatërruar zgjedhjet e 25 qershorit dhe i tha policisë flakni uniformat dhe bëni vota për Partinë Socialiste. Është kallëzuar kryeministri në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është mbyllur meqë medemek kishte kërkuar falje në Facebook pas kryerjes së një krimi shtetëror shumë të rëndë.

A ka guxim ta komentojë Xhafaj këtë vepër penale, që dezintegroi policinë, rendin, sigurinë publike ,sigurisht që jo.

A ka guxim Marku ta rihapë këtë dosje të mbyllur turpërisht ,sigurisht që jo.Ato 69 votat e rilindjes nuk e kanë shpunë aty për të çuar përpara drejtësisë kryeministrin.

Po ministren e drejtesisë, që dhunoi kod,ligj e kushtetutë e arrestojnë dot keta dy të besuarit e kryeministrit?

Po ish ministrin e brendshëm të akuzuar nga të gjitha anët brenda e jashtë Shqiperisë,a e arrestojnë dot këta dy besnikët e kryeministrit?

Jo dhe jo. Ata janë aty të dy bashkë në marëveshjen e turpit për ti mbyllur, për ti mbuluar e për ti groposur këto çeshtje si dhe për të varrosur pa kthim reformën në drejtësi.

Kjo është marrveshje për të arrestuar e përndjekur gjithë shqiptarët,për të ringjallur përndjekjen politike të sigurimit të shtetit dhe për mos dënuar kurrë trafikantët dhe kryeministrin e tyre.

Anullojeni këtë marrvëshje kriminale,mbroni veten të pakten,vjen shpejt dita e gjykimit,mos harroni....", shkruan Petrit Vasili në postimin e tij.

sy_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0014841556549072