Situata është e njëjtë si dy vite më parë, por fituesi jo.
Kësaj here skuadra e Lushnjes ja ka dalë të triumfojë përballë Bylisit duke siguruar pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në “Superligë” me fitoren minimale 1-0. Vendasve i mjaftoi goli i Sefës për të arritur objektivin madhor që solli në stadium mijëra tifozë.
Gjithashtu, në shkallët e stadiumit ishte dhe vetë kreu i LSI-së, Petrit Vasili, duke shijuar ndeshjen me të birin e tij, ku përmes një postimi në Facebook ka shkruar: "Në stadiumin e Lushnjes me tim bir Eraldin. Finalja e madhe Lushnja-Bylis. Tifozeri e shkëlqyer lushnjare, e denjë për një finale."