Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv tha se pas dy javësh do plasë një tjetër skandal në vijim të hetimeve për trafikun e drogës, ku sipas Prokurorisë rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm. Vasili foli për transferta parash jashtë vendit, pa përmendur emra, ndërsa shtoi se shumat janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni.
“Do ketë ngjarje të reja pas dy javësh. Të lidhura me krimin dhe trafiqet, bëhet fjalë për para të transportuara. Para të cilat kanë lëvizur jashtë Shqipërisë, të cilat janë të gjitha para jo të pastra, janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni”, u shpreh Vasili.