INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili, Prokuroria të ngrejë padi për Ramën për një gënjeshtër të madhe

Petrit Vasili, Prokuroria të ngrejë padi për Ramën për një gënjeshtër të madhe

Publikuar më: 11:02 13-10-2018

Kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje Prokurorisë të ngrejë padi kundër, Kryeministrit Rama. Madje ka shprehur habi kur tha se Rama është paditur tre herë por organi i drejtësisë nuk e ka thirrur asnjëherë. Sipas tij Prokuroria është vënë totalisht në shërbim të kreut të qeverisë. 

Pjesë nga fjala e Vasilit:
“Qytetarët të kuptojnë se ka vetëm një drejtësi që përkëdhel Kryeministrin Rama.
Shumë janë pas burgjeve pa të drejtë, ndërkohë që Kreu i PD thirret para drejtësisë me vrap, pasi është paditur nga një mbështetës dhe frymëzues trafikantësh.
Rama është paditur 3 herë. Ai është paditur se i ka bërë thirrje policisë të lërë kapelet e të mbledhë vota. Prokuroria e shfajësoi me pretendimin se ka kërkuar falje në facebook.
Ai është paditur për audiopërgjimin, kur pretendoi se i ka kryer ekspertizën rastin Babale, dhe prapë nuk thirret nga Prokuroria e Përgjithshme. Është paditur edhe për deklarimet “horr” që i bëri oficerit të policisë Nuhu, dhe vazhdon të mos thirret e të pyetet nga prokuroria.
Për këto arsye të mëdha Europa i ka mbyllur dyert e Shqipërisë. Prokuroria sot duhet të fillonte një cështje të katërt ndaj Ramës, pasi qeveria shqiptare ka mashtruar për nivelin e borxhit publik. Rama ka gënjyer publikisht me shifra për borxhin publik të vendit.”

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385