INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili: “Rama anti-amerikan, ambasada duhet të mbaj qëndrim”

Petrit Vasili: “Rama anti-amerikan, ambasada duhet të mbaj qëndrim”

Publikuar më: 12:22 09-02-2018

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër me anë të një postimi në facebook me qasjen se ambasada e SHBA-së në vendin tonë nuk po mban një qëndrim për kryeministrin Rama.

Vasili e ka vlerësuar këtë qasje bazuar në arsyetimin se kryeministri e ka shfaqur qëndrime anti-amerikane dhe anti-hebre.

Këto dy akuza sipas deputetit opozitar bazohen në votën e Qeverisë Rama në OKB për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, ndryshe nga SHBA-të dhe te deklarata e djeshme e Ramës kur për dori termin “çifut” duke iu referuar hebrenjve.

Postimi i Petrit Vasilit në facebook:

Kryeministrin egërsisht antiamerikan dhe antihebre ambasada amerikane nuk e sheh....

Dje në mes të parlamentit kur diskutohej rezoluta amerikane e presidentit Trump për Jeruzalemin dhe vota antiamerikane e qeverisë,kryeministri foli me gjuhën e një nazisti dhe i quajti hebrenjtë ÇIFUTË.

Moralisht dhe politikisht mbas nje ngjarje kaq të rëndë nuk duhej të ishte më sot kryeministri i Shqipërisë.

Të gjithë pritën që ambasada amerikane të reagonte shumë fort për këtë gjuhë të egër antisemite të kryeministrit.

Ambasada nuk foli......!?Ajo foli.....dhe u shfaq vetëm në darkë e vonë, "e lumtur" që kryeministri votoi kundër ONM dhe kandidatët e rrëzuar prej saj,pra prej vetë Amerikës,tani do të bëjnë drejtësinë e kryeministrit antiamerikan dhe antihebre.

serg_a35.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385