INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili reagon ashpër ndaj ambasadores së BE: Kujt Vlahutin duhet t’i besojmë

Petrit Vasili reagon ashpër ndaj ambasadores së BE: Kujt Vlahutin duhet t’i besojmë

Publikuar më: 22:34 12-02-2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer kundër ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, duke e akuzuar si gënjeshtare lidhur me Operacionin Nderkombetar te Monitorimit”
Pas deklaratave të mbrëmjes së sotme nga Vlahutin ku u shpreh se ONM ka thjesht funksion këshillues, Vasili pyet se cilës ti besojmë.

Postimi i plotë:

Ciles Vlahutin t’i besojme….???

Vlahutin dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk mund të luajne si të duan me besimin e qytetarëve shqiptarë.

Operacioni Nderkombetar i Monitorimit u perfshi edhe ne Kushtetuten e vendit, me insistimin e jashtezakonshem deri edhe kercenues te z.Lu dhe zj.Vlahutin, si instrumenti i vetem garantues e vendimtar per integritetin e zbatimit te reformes ne drejtesi.

Kryeministri e perbuzi ONM, gjetjet e sugjerimet e saj per te skualifikuar kandidate te caktuar u hodhen poshte dhe ata u votuan ne parlament nga rilindja, e bashke me kete ra edhe garancia e integritetit te ref. ne drejtesi.

Sot zj.Vlahutin ne mbledhjen e Keshillit te Stabilizim Asocimit na thote “qe ONM ka vetem funksion thjesht keshillues”.

Ciles Vlahutin t’i besojme…..????

Ja cfare shkruhet ne Web e delegacionit europian ne Tirane:

“Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?

Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar”.

 

Article Logic
Execution time: 0.002406120300293