INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili: Shqiptarët do ta refuzojnë, ky kryeministër është kundër BE dhe SHBA

Petrit Vasili: Shqiptarët do ta refuzojnë, ky kryeministër është kundër BE dhe SHBA

Publikuar më: 17:14 24-02-2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, ka akuzuar edhe njëherë kryeministrin Edi Rama se po punon kundër interesave europiane dhe proamerikane të qytetarëve shqiptarë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se ky palo kryeministër do të refuzohet nga çdo shqiptar dhe nuk do të lejohet rikthimi i komunizmit në vend.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në facebook:

Orientimi strategjik i Shqiperise drejt SHBA -BE i tronditur thellë,shqiptarët do ta refuzojnë me çdo mjet.

Për shkak të një kryeministri peng interesash te errëta Shqipëria sot gjendet në ç'orientimin më të rëndë dhe të qëllimshëm strategjik dhe kombëtar si asnjë herë në këto 27 vite pluralizëm.

Orientimi strategjik madhor drejt SHBA është sot jo vetëm i dyzuar por dhe i shantazhuar. Realitete ekstraamerikane të lyera me bojën e interesave ekonomike të zymta po ju vihen në tavoline shqiptarëve si zgjidhjet më të "ëmbla" dhe më të "këndshme" se sa sprova e demokracisë së fortë, parimore dhe të panegociueshme amerikane e cila e shëndosh Shqipërinë dhe e bën atë një realitet të qendrueshëm politiko-social.

Logjika e parave mbi demokracinë po dominon edhe marrëdhëniet me BE duke e shantazhuar edhe raportin me të.

Çdo kërkesë për vendosjen e shtetit ligjor nga SHBA dhe BE po shantazhohet nga kryeministri dhe ata që e ndjekin pas me kërcënimin shumë të rrezikshëm se "do shkojmë andej nga na japin para' pavarësisht erës shpesh të qelbur të tyre, që natyrshëm nuk janë as dollarë dhe as euro por para' të tjera gjithfarësh.

Votimi kundër amerikës në OKB apo deklaratat e kryeministrit në Bruksel se "nuk presim gjatë BE dhe do shohim edhe alternativa të tjera" janë akte publike të një banditizmi politik që shkatërron orientimin e patjetërsueshëm strategjik drejt ShBA dhe BE dhe një alibi për të përligjur veprime tepër të errëta, që po çojnë drejt largimit nga ky orientim.

Apatitë e "çuditshme" të SHBA dhe BE në Tiranë kanë qene një mundësi më shumë që ky destruktim strategjik i kryeministrit të bëjë udhë.

Shqiptarët janë shumë të qartë ata kanë vetëm nje bosht strategjik, që kalon nga SHBA dhe BE dhe tek vlerat fondamentale që inspirohen në Uashington e Bruksel dhe jo tek përkthimet e shtrembura lokale.

Ky kryeministër që sot rastësisht qeveris vendin dhe që e minon këtë orientim strategjik do të refuzohet me forcë dhe me çdo çmim edhe nga Shqiptari më i fundit.

Ky refuzim mbarëkombetar ndaj këtij komunizmi " të ri" izolues të parave të pista është sot një mision i shenjtë kombëtar.

6yue_6.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996