INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili: Sot u dhunua hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA

Petrit Vasili: Sot u dhunua hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA

Publikuar më: 20:04 18-12-2017

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, të hënën ka reaguar për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme me votat e mazhorancës, duke e cilësuar një dhunim të hapur të Kushtetutës.

Përmes një shënimi në Facebook, Vasili shkruan se ditën e sotme kryeprokurori u zgjodh pa vetting, duke e dhunuar Kushtetutën.

Sipas tij, qeveria e shqeu Kushtetutën, rrëmbeu prokurorin dhe përçau vendin.

Për më shumë lexoni statusin e mëposhtëm:

Sot u dhunua hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA.

Sot kryeprokurori u zgjodh pa veting, pa veting e kuptoni ose me sakte ËITHOUT VETING, per ata qe flasin anglisht.

Kushtetuta e reformuar e bekuar nga Venecia dhe nga SHBA ra dhe fitoi kushtetuta e droges se kryeministrit.

Opozita eshte ne mbrojtje te kushtetutes se Venecias dhe SHBA per ballafaqim me standartet e reja te reformes dhe qe cliron drejtesine nga kapja.

Qeveria e shqeu kushtetuten,rrembeu prokurorin dhe percau vendin dhe kundervuri shqiptaret me njeri tjetrin ne nje konflikt te thelle civil e shkaterrues.

Sot reforma ne drejtesi nuk filloi, ajo vdiq perfundimisht bashke me shpresen e shqiptareve per nje drejtesi te re.

Kush nuk e sheh eshte miop, kush e sheh dhe e mbeshtet kapjen e kryeprokurorit nga kryeministri, nuk eshte mik i Shqiperise.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268