INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili thirrje Ramës, hesht!

Petrit Vasili thirrje Ramës, hesht!

Publikuar më: 12:01 20-10-2017

Petrit Vasili i LSI i ka drejtuar një thirrje kryeministrit Edi Rama, që të paktën sot të qëndrojë i heshtur, me argumentin se vëtëm kështu drejtësa do të bëjë punën e saj.
Vasili thekson se e vetmja drejtësi e kryeministrit Rama, është ajo që të përzihet në trafikun e drogës.

Postimi i plotë i Vasilit në FB:
Kryeministri fliste për drejtësinë dhe kur inauguronte kanalet e ujrave të zeza. Ky kryeministër me vite të tëra llomotiti 24 orë në ditë për drejtësinë, e përdorte vend e pa vend fjalën drejtësi edhe kur inauguronte kanale të ujrave të zeza e të bardha se mendonte se do vendosej në anën e duhur të gjindjes njerëzore dhe sot qenka bërë shumë merak se fjalën drejtësi të tjerët e përdorin vend e pa vend. Dhe ia arriti kryeministri të vendosej në anën e drogës, të krimit, të hajdutërisë së votave e të koncesioneve.
Drejtësia që do ky kryeministër është përndjekje për kundërshtarët dhe drejtësi e kapur për vete që nuk i trazon dhe nuk ju ua prish hesapet dhe trafiqet. Ta lemë drejtësinë sot të bëjë detyrën e saj,nuk kemi nevojë që të përzjeret me trafiqe të japin mend apo ti tregojnë rrugën,pasi më mira që mund të bëjnë është të heshtin.
Edhe sot u kapën në Itali 1.5 ton drogë me vlerë 15 milion euro.Të gjithë këta në kryeministri dhe në polici,që çirren se janë në krye të detyrës ç'po bëjnë, apo thjesht po shtrojnë asfaltin e autostradave të drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551